Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takon kreun e Europol: Bashkëpunim për dekriminalizimin dhe pasuritë e fshehura të pushtetarëve

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot drejtorin e Europol Rob Wainright, të cilin e falenderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer që çoi në liberalizimin e vizave me Europën në fund të vitit 2010, ç’ka mundësoi lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

“Basha dhe Wainright ndanë shqetësimin e thellë për prodhimin dhe trafikimin tronditës të marijuanës në Shqipëri, kthimin e vendit në portë për tranzitimin e heroinës si dhe një vend kryesor për pastrimin e parave. Fenomene që janë theksuar në raportin e fundit të Europol.

Basha e njohu drejtuesin e lartë të Europol me planin e PD për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme për të ndaluar prodhimin e trafikimin e drogës. Kreu i opozitës diskutoi me shefin e Europol mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë në lidhje me verifikimin e shenjave të gishtërinjve me qëllim zbatimin efikas të ligjit të dekriminalizimit, si dhe në luftën ndaj krimit të organizuar e trafikantëve të drogës.

Wainright ofroi mbështetjen e tij për këtë projekt si dhe për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë, të përfituara nga trafiqet dhe korrupsioni. Ëainright ishte i pranishëm në punimet e samitit të PPE sot, ku Europol mori çmim për merita në luftën ndaj krimit.”, thuhet në njoftimin e PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu