Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha takon investitorë e biznesmenë të suksesshëm italianë, i informon për planin ekonomik të PD

Shkruar nga Newsbomb
Basha takon investitorë e biznesmenë të suksesshëm
Basha me investitoret italiane

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me disa investitorë dhe biznesmenë italianë, të cilët i ka njohur me planin ekonomik të PD, për çlirimin e tregut nga krimi, oligarkia dhe burokracia.

Kreu i PD shkruan se përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, PD do ta kthejë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

“Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia. I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë”, shkruan Basha, ndërsa publikon dhe foto nga takimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll