Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha takon demokratët në Lezhë: Beteja e vetme partisë sonë është me Edi Ramën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Lezhë për t’u takuar me disa demokratë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se beteja e vetme e kësaj partie është ajo me Edi Ramën.

“Pavarësisht sakrificës së demokrateve anembanë Shqipërisë dhe fitoreve përballë mekanizmit të masakrës zgjedhore si këtu në Lezhë apo më mirë të themi përkundër mekanizmit të masakrës zgjedhore si këtu në Lezhë, fakti është se më 25 prill u ndal shpresa e shqiptarëve për ndryshim. 25 prilli nuk i dha përgjigje asnjë prej pyetjeve dhe shqetësimeve të lezhjanëve dhe shqiptarëve. Përkundrazi i thelloi ato akoma më shumë.

Dhe mbi të gjitha vuri një pikëpyetje finale, ekzistenciale, jetike, jo pra, jo thjeshtë për të nesërmen evropiane të vendit, por për atë çfarë Shqipëria është dhe do të jetë një demokraci apo një autokraci?  Prej vitesh jetojmë në një regjim i cili ka tjetërsuar hap pas hapi institucionet. Prej vitesh jetojmë në një vend ku dhunuesi numër një i ligjit është vetë shteti dhe i pari i ekzekutivit.

Megjithatë mobilizimi ynë, mobilizimi juaj ishte shembullor. Dhe rezultati i arritur pavarësisht prej mekanizmave të masakrës zgjedhore, tregon qartë dy burimet kryesore të forcës që kemi ne si Parti Demokratike dhe që na mban në këmbë e që na ka nxjerrë nga kjo betejë më të fortë sesa ç ‘hymë në këtë betejë numerikisht por edhe moralisht.

Burimi i parë është ai i vlerave që bashkë ndajmë brenda kësaj familjeje dhe që projektojmë tek shoqëria, tek komuniteti, tek lezhjanët e ndershëm, tek shqiptarët e ndershëm. Vlerat me të cilat kemi lindur të një partie të demokracisë e lirisë. Si një parti që përmbysi komunizmin dhe e çoi vendin drejtë stacioneve të ëndërruara prej gjeneratash, si anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe avancimi në rrugën e integrimit Evropian.

Të gjitha arritjet tuaja, të gjitha arritjet tona, të gjitha arritje të demokratëve të Partisë Demokratike. Asnjë arritje e shënuar nën qeverisjen e kundërshtarit tonë. Dhe me këto vlera u futëm dhe në këtë betejë.  Kontrasti kurrë nuk ka qenë më i qartë, mes grupit të horrave dhe kriminelëve që u kandiduan apo që i mbështetën kandidatët e tyre dhe njerëzve të ndershëm më të cilët ne dolëm në këtë betejë, intelektualëve, njerëzve të ndershëm të Lezhës, të Kurbinit, Mirditës e të mbarë Shqipërisë.

Ne dolëm në këtë betejë si asnjëherë që nga 91 pa poseduar asnjë instrument pushteti institucional, por vetëm me pushtetin moral që diktonim për shkak të vendimeve dhe betejave të cilat na barazuan me qytetarët edhe në instrumentet e betejës zgjedhore siç na barazuan dhe në staturë, por edhe në shqetësimet që bashkë ndanim me ta”,- tha Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img