Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Basha takohet me komisioneren e BE: E njoha me planin e PD kundër krimit, Shqipëria është në vendnumëro. Detyrë e qeverisë së re integrimi në BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

b46ec369587c9fedd16f11789c86ffb3

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Komisioneren për Punët e Brendshme të BE Ylva Johansson, të cilën thotë se e ka njohur me planin e tij kundër krimit dhe korrupsionit.

Lulzim Basha theksoi se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro prej 8 vitesh, por qeveria e re që sipas tij do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do ta integrojë vendin në BE.

Pjesë nga fjala e Bashës për mediat:

E njoha atë me planin tonë për luftën krimit të organizuar dhe korrupsionin. Këto janë arsyet pse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

Me komisionerin, kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm viztat për shqiptarët, dhe kujtuam sesi bashkëpunimi i atëhershëm dhe kushtet që çuan te reformat dhe të mirat që kanë sot shqiptarët.

Shqiptarët lëvizin pa viza në BE. Tani është detyra e qeverisë që do dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit për të përmbushur kushtet që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë të tjera të mira që do vijnë nga procesi i integrimit europian të vendit.

Kjo do të sjellë përmirësim real të kushteve për shqiptarët, do pëfitojnë financime rinia shqiptare.

Në 25 prill do jetë dita kur shqiptarë do kenë një vullnet të ri politik, jo atë që i ka lënë 8 vite në vendnumëro. Po vullnetin tim dhe të PD, që para 10 vitesh bëmë të mundur heqjen e vizave, futjen e vendit në NATO dhe do bëjmë të mundur anëtarësimin në BE.

Më shumë

spot_img