Politikani Lulzim Basha është takuar me ish Presidentin e Partisë Popullore Europiane Josehp Daul.
Basha i cili ka marrë pjesë në takimin e Grupit EPP në Këshillin e Europës, ka postuar një foto me Daul, teksa shkruan se ai është një mbështetës brezit të ri dhe nxitës i promovimit të të rinjve në politikë.
“Në takimin e Grupit EPP në Këshillin e Europës me mikun e veçantë timin, të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, ish Presidentin e Partisë Popullore Europiane Josehp Daul. Një mbështetës i madh i brezit të ri dhe nxitës i promovimit të të rinjve në politikë si garancia për të ardhmen e demokracisë dhe zhvillimin e çdo vendi” shkruan Basha.