Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Basha takim online me Komisioneren e BE-së, i tregon problemet e Shqipërisë: Të rinjtë po largohen me një ritëm të paparë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në një takim online me Komisioneren e BE-së, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Austrisë.

Gjatë fjalës së saj, Gabriel tha se do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për të avancuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe për të rritur cilësinë ekonomikë në Ballkan.

“Ne duhet të ndërtojmë një sinergji të fortë midis kërkimit arsimor dhe Inovacionit. Një sinergji e tillë është e domosdoshme nëse duam ta mbajmë Evropën të fortë, duke përfshirë këtu edhe fazën e sfidave globale, mposhtjen e një pandemie apo tranzicion të gjelbër dhe dixhital. bashkëpunimi I fortë me Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë ka qenë gjithmonë në thelbin e punës sonë dhe punën time personale”,- ka thënë ajo.

Më tej, e mori fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se për të pasur një politikë të mirë duhet të kemi një diagnozë të mirë të problemit.

“Të rinjtë po largohen me një ritëm të paparë në 30 vitet e demokracisë. Në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë. Unë isha ministër i Jashtëm kur arritëm që të marrim liberalizimin e vizave”,- tha Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img