Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim më të rinjtë në Farkë, Tiranë.
Basha gjatë fjalës së tij tha “nuk ka marifet” që e shpëton Ramën dhe se ai do t’i humbë zgjedhjet (i referohet lajmit për vjedhjen e të dhënave nga e-albania).
Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje të rinjëve që të dalin dhe të votojnë masivish në 25 prill.
“Nuk ka marifet që e shpëton, e patë që mblidhte të dhënat e kartat e identitetit. Por nuk ka marifet që e shpëton. Prandaj ftesa ime është ti bashkohesh ndryshimit dhe të shijosh ndryshimin në biznes dhe arsim. Dhe tjetra që dua të them është se kudo që të shkosh asgjë nuk bëhet si vendi yt. Ne do bëjm gjithcka që mundësitë ti kesh në vendin tënd. Votoni të gjithë me 25 prill,” tha Basha.