Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Basha takim me studentët: Nuk ka kohë më mjaft, mosndryshimi pasoja fatale

spot_img

Lajme të ngjashëm

ab7615222264513aba58cdd8d5d19933

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditëne sotme ka zhvilluar një takim me studentët e Bujqësisë.

Në bashkëbisedim me studentët Basha ka folur për situatën ekonomike, teksa është shprehur se tani ka ardhur koha për ndryshim.

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon. Tani nuk ka më kohë. Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim. Mosndryshimi do të kishte pasoja fatale.

Ky është momenti i fundit për të ndryshuar kurs dhe e vetmja që mund ta bëjë këtë është bashkimi i vlerave. E vetmja që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi i vlerave. Është opozita, Partia Demokratike, me vizionin për zhvillim në bashkëpunim, me rininë shqiptare dhe me gjithë qytetarët shqiptarë që duan t’i japin formë dhe thelb ndryshimit,” tha Basha.

“Dua t’jua them fare qartë: Nëse ndryshimi është thjesht ndryshim karrigesh ik ti, të vij unë, asgjë nuk do të ndryshojë. Një ndryshim i tillë nuk do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk do t’i shërbejë shqiptarëve, nuk do t’i shërbejë rinisë. Që ndryshimi të jetë i vërtetë duhet të kemi një qeveri që ka interesat e njerëzve së pari, ka interesat e rinisë së pari, dhe kjo nis duke bërë të mundur që në veçanti ju që jeni në përfundim të  studimeve por jo vetëm, edhe ata që janë  në studim e sipër, por edhe ata që nuk kanë arsimin e lartë, të shohin tek qeveria dhe te masat e qeverisë një urë të sigurt për të kaluar nga  auditori apo nga shkollat e mesme  profesionale drejt tregut të punës. Dhe ky është synimi ynë me programin tonë  të stazheve. Ky është synimi ynë me programin  tonë të arsimit profesional”,tha kreu i PD-së ndër të tjera.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img