Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Basha takim me strukturat në Gramsh: Asnjë investim i huaj nga qeveria Rama, Shqipëria si Koreja e Veriut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka patur një takim me strukturat e partisë në qytetin e Gramshit, ku ka theksuar se gjatë këtyre 6 viteve të qeverisë Rama, nuk ka patur asnjë investim të huaj.

Basha e ka krahasuar  qeverisjen e Ramës me atë të Koresë së Veriut, duke thënë se kryeministri ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve të huaja.

Kreu i PD shtoi se dy investimet e fundit të huaja në Shqipëri kanë qenë Devolli dhe TAP dhe pas tyre nuk ka patur më investime të tjera. Basha tregoi se edhe Devolli edhe TAP janë kontraktuar në kohën e qeverisë Berisha.

‘Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit. Dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, s’ka më investime të tjera. Të dyja janë kontraktuar në kohën e qeverisjes tonë. Nuk ka më asnjë investim të huaj, i ka përzënë. Me investime të huaja ka konkurencë. Po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar Edi Rama. Për hajdutin psiqik nuk është prioritet të marrë financime nga projektet europiane. Ai preferon më mirë t’i nxjerrë paratë nga buxheti i  taksave tuaja dhe t’i vjedhë me 2, 3, 5, 10 e 15 fish vlerën e preventivit. Në këtë mënyrë ai, familjarët e tij dhe një grusht njerëzish kanë krijuar pasuri marramendëse. Kur ka qenë papunësia kaq e lartë?! Kur ka qenë kostoja e jetesës kaq e papërballueshme?! Kur kanë paguar shqiptarët çmimin kaq të lartë të energjisë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më të ulëtat e rajonit dhe çmimet janë më të larta të Europës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të lidhë një kontratë besimi me të gjitha grupet e interesit, njësoj si me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, konkrete, të zbatueshme, ku do të detajohen ato që ne marrim përsipër të bëjmë nesër, në qeveri’, tha Basha gjatë takimit me strukturat në Gramsh.

Më shumë

spot_img