Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takim me qytetarët e Njësisë 7 në Tiranë: Do hapim negociatat me BE brenda 100 ditëve të para të qeverisë (Thirrja për socialistët)

Shkruar nga Newsbomb
Basha takim me qytetarët e Njësisë 7 në Tiranë: Do

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme në kuadër të fushatës elektorlae ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa profesionistë të lirë në Njësinë 7 në Tiranë.

Basha është pyetur nga një avokat se çfarë do të bëj ai për drejtësi. Ai është shprehur se qeveria do t’i mbajë larg duart nga Drejtësia.

Gjithashtu ai edhe një herë ka përsëritur se brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje socialistëve që të bashkohen me të për ndryshimin.

“Qeveria do t’i mbajë duart larg nga Drejtësia. Deri më sot kemi dështuar  se ka qenë vullneti për ta përdorur drejtësinë si një mash në duart e saj.  Gjyqtarët dhe prokurorëve dhe Reforma në Drejtësi do të funksionojë sipas kritereve perëndimore.

Hapja e negociatave brenda 100 ditëve. Dhe hapja do hap shumë mundësi për tu ardhur në ndihmë të gjithëve. E vetmja mundësi për të rritur ekonominë është anëtarsimi në BE. Në BE nuk mund të shkojmë me paga 200 euro dhe as me një kryeministër që bëjnë me turp cdo kryefamiljar. Koha dhe ora po vjen për të marrë vendime.

Ne jemi të gjithë bashkë dhe shumë socialistë që po na bashkohen nuk janë vetëm ata që shihni në media, janë me qindra dhe mijëra socialistë që kanë vuajtur këto tetë vite dyfish. Sot janë në mes të katër rrugëve dhe atyre ju drejtohem bashkohuni me ndryshimin. Atyre u drejtohem bashkohuni me ndryshimin ne jemi një popull dhe ndryshimi do të vijë për të gjithë,” tha Basha ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll