Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha takim me pensionistët në Librazhd: Ne jemi rracë e fortë dhe do ta kalojmë këtë së bashku, unë nuk ju premtoj mrekulli

Shkruar nga Newsbomb
Basha takim me pensionistët në Librazhd: Ne jemi rracë e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me disa pensionistë në qytetin e Librazhdit.

Basha u tha pensionistëve se nuk premton mrekulli, por normalizim të situatës, ndërsa shtoi se do ta kalojmë edhe pandeminë pasi jemi rracë e fortë.

“Problemi është që ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i kanë pasur të gjitha pushtete dhe nuk janë shqetësuar. Ne i dyfishuam pensionet, çmimi i naftës ishte më i ulët se sot.
Paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë tek njerëzit.  Ka munguar aftësia për ta prekur vuajtjen e pensionistëve. Programi jonë nuk është se ua zgjidh por ua lehtëson. Ne do t’i devijojmë fondet nga oligarkët tek nevojat reale të njerëzve.

Do të jenë masa të menjëhershme të qeverisjes në Shqipëri. ka edhe masa të tjera programi. Prioritet është ekonomia. Nëse fëmijët tuaj janë të punësuar kjo së pari është një gëzim shpirtëror i madh për ju. Një vëmendje të veçantë do të ketë programi ekonomik. Në tërësi kjo do të përmirësojë kushtet e jetës në Shqipëri. klima e biznesit dhe përmirësimi është një objektiv më vete. Rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës.

Të keni besim se ne jemi rracë e fortë kemi kaluar vështirësi dhe do ta kalojmë këtë sëbashku. 25 prilli do të jetë një ditë ndryshimi. Nuk premtoj mrekulli, por do ta normalizojmë situatën dhe ju do të ndiheni shumë më mirë se sot,” tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll