Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takim me pedagogët e Universitetit të Shkodrës: Edukimi i brezit të ri, prioritet i PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Basha takim me pedagogët e Universitetit të Shkodrës: Edukimi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është  takuar këtë të mërkurë me një grup pedagogësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Gjatë takimit me ta kryedemokrati u shpreh se edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij dhe rishikimi i teksteve shkollore, është një nga prioritetet më të mëdha të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar.

Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë.”- shkruan Basha në fotot që ka shpërndarë në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese