Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takim me ministrin austriak: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e BE, folëm dhe për prioritetet e PD

Shkruar nga Newsbomb
Basha takim me ministrin austriak: Mirënjohje për mbështetjen

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur në takim sot Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.

Basha me anë të një takimi në rrjetet sociale shkruan se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, ne vecanti për integriin në BE.

Ai thotë se me ministrin ka ndarë prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Me kënaqësi prita Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë ??, Z. Michael Linhart, të cilit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë ??, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Europian ??.

Ndava me të prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së.

Jam i lumtur që me Ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Europian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë ??” shkruan Basha në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.