Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takim me gratë në Lezhë: Sakrifikojnë për mirëqënien e familjes, mbështetja për to do jetë prioriteti ynë

Shkruar nga Newsbomb
Basha takim me gratë në Lezhë: Sakrifikojnë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me gratë lezhjane, duke iu shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shkruan se gratë sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët, ndaj sa më e sigurtë, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me një grup grash lezhjane. Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri.”-shkruan Basha në fotot që ka shpërndarë nw rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese