Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha takim me fermerët në Pogradec: Ndihen të braktisur nga qeveria

Shkruar nga Newsbomb
Basha takim me fermerët në Pogradec: Ndihen të braktisur nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka viztuar këtë të premte fshatin Stropckë të Pogradecit, më kuadër të turit të tij.

Ai bisedoi me fermerët e kësaj zone ku dëgjoi problemet e shumta që fermerët kanë, si pasojë e korrupsion referuar rasti të fondeve të IPARD.

Basha tha se ndihma e evropianëve nuk shkon te fermerët, duke sjellë që ata të ndihen të braktisur nga qeveria.

Postimi i Lulzim Bashës

Me fermerët e Stropckës, diskutuam për potencialin e jashtëzakonshëm të bujqësisë dhe për problemet e tyre, të cilat kërkojnë zgjidhje serioze dhe afatgjata.

Me keqardhje dëgjova se puna e palodhur e fermerëve të këtij fshati, shkon shpesh herë në plehra për shkak të mungesës së mbështetjes, sikurse ndodh me fermerët anembanë vendit.

Ata janë njerëz të punës dhe kanë nevojë, që politika të jetë në shërbim të tyre dhe jo të klientëve të zakonshëm të qeverisë, siç dëshmoi skandali me fondet e IPARD-it.

Korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisjes ka goditur edhe bujqësinë, duke bërë që ndihma e partnerëve europianë të mos shkojë tek fermerët, ndaj dhe ata sot ndihen të braktisur dhe kërkojnë një ndryshim të vërtetë.

Dëgjova me vëmendje sugjerimet e tyre për t'i dhënë fund kësaj situate dhe për të ndërtuar alternativën që presin shqiptarët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed