Hapësire reklamuese

Aktualitet

Basha takim me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik: I sigurova se ne do vazhdojmë betejën

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati thekson se i ka shprehur Harris mirënjohjen për mbështetjen ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu Basha i ka dhënë delegacionit edhe mesazhin për aktualitetin në vend.

Mesazhi i plotë:

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll