Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Basha takim me biznesin fason: Do ulim taksat, çmimin e energjisë dhe karburantit, do ju ndihmojmë të trajnoni punonjësit tuaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznesin fason në qytetin e Durrësit. Ai iu ka premtuar atyre se rimëkëmbja e këtij biznesi do të vijë pasi të ulen taksat dhe çmimet e energjisë dhe karburantit.

Basha iu premtoi se brenda mandatit të parë rroga minimale do të bëhet 400 euro, por kjo pasi pronarët e fasonëve të jenë ndihmuar nga qeveria dhe të kenë gjeneruar të ardhura. Me ndihmën e shtetit sipas Bashës, ata do të kenë mundësinë që të investojnë, të gjenerojnë të ardhura dhe t’u rrisin rrogën punonjësve të tyre.

Kreu demokrat gjithashtu bëri të ditur dhe bashkëpunimin me një organizatë europiane që merret me trajnimin e profesioneve të lira, përfshirë këtu edhe rrobaqepsinë.

Lulzim Basha: Dy ditë më parë kemi vendosur një kontakt zyrtar me një organizatë të madhe gjermane e cila merret me trajnimin profesional të profesioneve të ndryshme. Janë të gatshëm të na ndihmojnë dhe ku qeveria jonë e ardhshme do të financojë 1/3 sepse 2/3 do të vijnë nga grantet europiane. Në Europë nuk futesh dot me rroga 200 euro. Duhet rritur niveli i profesionistëve. Rritja ekonomike është një nga elementët e futjes në BE. Arsimi profesional dhe ndihmat që do të marrim nga BE, do të jenë mekanizma që do rindezin motorrin ekonomik. Së pari duhet që biznesit t’i jepet mundësia të investojë të punësojë dhe të gjenerojë fitim. Ne s’kemi rezerva. Mundësitë janë të mëdha. Do ta bëjmë taksën 9% nga 15% që është tani. Do t’i reduktohet 6%. Pronarit nga mëngjesi në darkë i vijnë inspektorët dhe ne e dimë që do japin rryshfet ose do gjobiten, ndaj do ndryshojë klima e biznesit,. Ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit që të krijohet frymëmarrje për biznesin fason. Qeveria do t’i bëjë detyrat e saj, do t’i ulë taksat. Do të bëjë të mundur dhe rritjen e prodhimit që të mos jeni vetëm të markave të huaja, por edhe të markave të vendit. Dhe kështu fitimi do ndahet mes sipërmarrësve dhe punonjësve. Dhe kështu sipërmarrësi do të mund ta paguajë rrogën minimale 300 euro. S’do ta ketë shtetin kaçak ku ta kapi ku ta mjeli, por një aleat.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img