Basha takim me biznesin e vogël në Shkodër, por nuk i del nga mendja Covid-i: Dje kemi pasur rekord viktimash, numri i vërtetë fshihet nga Rama

Publikuar tek: politike, më 11:57 25-11-2020 Basha takim me biznesin e vogël në Shkodër, por nuk i del nga mendja Covid-i: Dje kemi pasur rekord viktimash, numri i vërtetë fshihet nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Shkodër, në krahë të tij ishte edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Basha është shprehur se bizneset janë më të goditurat dhe se qyteti i Shkodrës është braktisur nga qeveria.

Një ndër gratë që kishte një biznes të vogël është shprehur se gjatë pandemisë kanë marrë 3 pagat e luftës, por që ata para i kanë dhënë sërish për shkak të taksave.

Ndër të tjera Basha ka përsëritur akuzat e tij në lidhje me fshehjen e të vdekurve nga pandemia e koronavirusit.

“Për propozimin për heqjen e taksave që në muajin mars shpreh keqardhje që nuk kanë marrë përgjegjësi për ta marrë këtë akt. Ju e dini mirë që ky ka qenë propozimi jonë dhe kemi gjykuar që kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar. Ka dalë një studim ditët e fundit ku thuhet se 4900 biznese janë mbyllur, ndërsa Shkodra është një nga  qytetet më të goditura. Shpresoja që të tejkaloheshin ndasitë politike, por në ato moment të fillimit të krizës shpresoja që do e ndanim politikën nga hallat e mëdha. Kjo nuk ka ndodhur dhe rezultatet po i shohim. E vetmja qeveri që nuk ka menduar për një paketë të tretë. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i ka ndodhur. Dje kemi pasur rekord viktimash. Numri i vërtetë fshihet nga Rama është më i lartë. Gjendja e sistemit shëndetësore dhe ekonomisë është në kolaps,” tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon videon e pacientit që kaloi Covid-19, qytetarët i SULEN në komente: Vetëm PROPAGANDË, njerëzit po vdesin pa shkuar në spital
Tritan Shehu dhe Petrit Vasili “raportojnë” te Meta: Ka kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR për interesa financiare… »
Article Logic
Execution time: 0.01124095916748
array(1) { ["section"]=> string(147) "basha-takim-me-biznesin-e-vogel-ne-shkoder-por-nuk-i-del-nga-mendja-covid-i-dje-kemi-pasur-rekord-viktimash-numri-i-vertete-fshihet-nga-rama-229049" }