Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Basha takim me banorët e Unazës së Re: Çmimet janë rritur, të ardhurat kanë rënë, qytetarët nuk kanë përfituar paketën e dëmshpërblimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

636afe4dc0613b91ed1481121e69abc6

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me takimet me qytetarët dhe bizneset në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se sot ai ka zhvilluar një takim  me banorët dhe biznesin e vogël në zonën e Unazës së Re, ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shprehet se tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë.

Sipas Bashës, qytetarët në zonën e Unazës së Re edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma.

“Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët bisedova sot, më treguan se e kanë të pamundur të shlyejnë dhe faturat, të cilat u kanë ardhur dyfish më të larta. Tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë. Shumë prej tyre, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma. Në 7 vjet paratë e mbledhura nga taksat e rritura, RAMAVIRUSI i çoi tek një grusht oligarkësh, ndërsa qytetarët në ditët e tyre më të vështira, i la në mëshirë të fatit,” shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Në Tiranë e kudo në Shqipëri situata po rëndohet çdo ditë e më shumë. Papunësia po rritet, bizneset po mbyllen e ndërsa qeveria duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë, ajo vijon me propagandën e ngopjes me lugën bosh.

Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në zonën e Unazës së Re me të cilët bisedova sot, më treguan se e kanë të pamundur të shlyejnë dhe faturat, të cilat u kanë ardhur dyfish më të larta. Tarifat vendore janë rritur, çmimet janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë rënë. Shumë prej tyre, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma.

Në 7 vjet paratë e mbledhura nga taksat e rritura, RAMAVIRUSI i çoi tek një grusht oligarkësh, ndërsa qytetarët në ditët e tyre më të vështira, i la në mëshirë të fatit.

Sot, të gjithë e dinë se me RAMAVIRUSIN, situata për qytetarët vetëm do të rëndohet, ndërsa oligarkët, taksidarët dhe qeveritarët janë sulur të Kapin Ça të Kapin.

Kjo situatë do të marrë fund me bashkimin më të madh në këto 30 vite të shqiptarëve që duan ndryshimin. Të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve do të japin llogari deri në një.

Ne do t’u kthejmë qeverisjen qytetarëve. Ne do të bëjmë gjithçka për çlirimin dhe ringritjen e ekonomisë, për punësimin dhe mirëqenien e çdo shqiptari.

104777311_3255334557851036_5980005432395559280_o.jpg104449614_3255333961184429_570776292984641417_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img