Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim sot në qytetin e Durrësit “me 500 socialistë të zhgënjyer” siç i quan ai, por që në të vërtetë kjo shifër nuk korrespondon me atë ç’ka duket nga pamjet në video.
Në fjalën e tij Basha hodhi akuza mbi kryeministri Edi Rama, ku sipas tij ai dhe një grup oligarkësh kanë zhvatur pasurinë e shqiptarëvë.
Më tej ai shprehet se PD ka një plan konkret që siguron të ardhmen e fëmijeve shqiptarë, duke shtuar se Durrësi nuk është as i Vangjush Dakos dhe as i bandave, por i përket durrsakëve.
“Kaq shumë e kanë gërmuar hendekun e përçarjes në këto 8 vite. Gëzim në shpirtin tim që kur pashë këta dy patriotë që e kanë të shtrenjtë Durrësin. Rama dhe një grup oligrakësh janë bër bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit. Një Durrës të lënë në mëshirë të fatit, ku pas termetit të zotit ra tërmeti i babëzisë së një grushti njerëzish.
Ata hanë 1 mijë dollarë darka bashkë tek Nusreti, por popullin e lënë në mëshirë fatit. Ky nuk është Durrësi i Vangjush Dakos dhe e bandave, por Durrësi është i durrsakëve. Ju do të bëni të mundur që të dielën të çlirojmë Durrësin nga bandat. Mos keni asnjë frikë, mos i dëgjoni tam tamet e atij që më 25 prill i mbaron koha. Ne nuk kemi një tollumbace elektorale, por një plan konkret për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Me 25 prill vijeni vulën, ju garantoj se unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Le ta thajmë moçalin e Rilindjes, ta çlirojmë Shqipërinë nga bandat e Rilindjes”, u shpreh Basha.