Kreu i Partisë Demokratike sulmon kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka vepruar kundër interesit të vendit, duke hedhur poshtë thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë për zgjedhjen e kreut të AMA-s në shtator.
Basha thotë se Rama “llomotit lartë e poshtë” duke thënë “e ka fajin Europa”, por sot veproi me harbutëri në dëm të shqiptarëve.
Kreu i Autoritetit të Medias Audioviziv pritet të votohet sot nga Kuvendi, ndërsa opozita ka akuzuar qeverinë se kërkon të kapë edhe këtë institucion duke emëruar në krye zëdhënësen e kryeministrit Edi Rama.
“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë,” shprehet Basha në Twitter.