
Kryesia e Partisë Demokratike mund të përballet me një padi në gjykatë, pasi nuk pranon t’u japë listën e anëtarëve me të drejtë vote tre kandidatëve që garojnë përballë Lulzim Bashës.
Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se padia është përgatitur tashmë dhe mund të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës.
Është një prej kandidatëve që ka vendosur të çojë në gjyq Kryesinë e PD-së, duke kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjeve të kryetarit të ri, për shkak të pabarazisë së theksuar në garë, dhe deri sa të gjithë kandidatëve t’u jepet lista e votuesve, raporton newsbomb.al.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PS, Jemin Gjana deklaroi për media se kandidatët do të kenë mundësi ta marrin listën, por diçka e tillë s’ka ndodhur.
Listën e votuesve demokratë e disponon vetëm Lulzim Basha, ndaj dhe kandidatët e tjerë kanë shprehur pakënaqësi dhe thonë se janë pjesë e një gare të pabarabartë.