Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
10 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Basha sot fushatë elektorale në Shkodër, dalin mesazhet e PD: Dilni priteni me makina, kush ka nevojë për flamuj…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme pas takimit në Malësinë e Madhe, ku u takua me qindra qytetarë do të zhvillojë takim edhe në Shkodër.

“Cna.al” ka zbardhur mesazhin e qendrës për Shkodrën, ku demokratët urdhërohen të dalin ta presin Bashën me makina dhe flamuj. Në mesazh thuhet se ku do të takohen dhe si do ta ndjekin Bashën në një zonë në një tjetër.

Gjithashtu qytetarëve u thuhet se nëse nuk kanë flamuj të PD-së, atëhere do të mund të marrin te selia e Partisë Demokratike.

“1. Ne oren 12:00 do te organizohet pritja e Kryetarit Basha tek Tregu i Shumices (Tek rreth-rrotullimi momumenti i 5 Heronjeve). Shoqerim masiv me makina me flamuj nga rreth-rrotullimi deri ne Rrenc (biznesi i Kel Cukes) aty e presim deri sa te mbaroje viziten dhe vijojme shoqerimin me makina nga Rrenci deri ne Parruce ( tek Vodafoni).

2. Struktura dhe njerezit tjere te cilet jane pa mjete e presim te gjithe bashke te Vodafoni ne Paruce rreth ores 12:45.

Merrni masa per lajmerimin e sa me shume njerezve. Kush ka nevoje per flamuj neser ne mengjes do te mund ti merni tek Selia e PD”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga qendra e PD-së.

Mesa duket takimet dhe grumbullimet e simpatizantëve në qendrat e qyteteve ku Lulzim Basha shkon, nuk janë dhe aq spontane, ndërsa thirrjet e kreut të PD në fund të çdo takimi “ruani distancën dhe mbani maska”, janë sa për të kaluar radhën. Kjo, pasi nga mesazhet e bazës që rrjedhin në media, duket se grumbujt e njerëzve rreth kryedemokratit janë të organizuara.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Dita

Koha Jone

Mapo

RD

Fjala

spot_img