Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Basha shoqëron gazetarët në selinë e PD-së, i fton të shohin dëmet e protestuesve të Berishës (FOTO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në selinë e PD janë lejuar që të futen mediet, ndërsa shoqërohen nga kryedemokrati Basha, i cili tregon pasojat e protestës së dhunshme në godinë.

Ai ka shoqëruar gazetarët dhe kameramët në cdo zyrë për të filmuar dëmet e shumta që la pasoja e dhunës së protestuesve, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha shqyen me dhunë derën e selisë së PD-së dhe u futën brenda duke shkatërruar objektet në katin e parë të godinës. Gjatë protestës e cila zgjati rreth dy orë, pati përplasje mes mbështetësve të Berishës që tentuan futjen në godinë me dhunë dhe mbrojtësve të godinës, ku u përdoren edhe mjete të forta, ndërsa pati edhe të lënduar nga të dyja palët. Pas thirrjes për ndihmë nga PD, forcat e Policisë rrethuan selinë, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img