Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
45 %
5.1kmh
75 %
Mar
18 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
13 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Basha shkon në Kukës, u premton qytetarëve: Ndryshimi i parë që do bëj në qeverisje është heqja e traut në Rrugën e Kombit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Kukësit për të zhvilluar fushatën elektorale.

Basha ka ndaluar për të mbajtur një fjalë edhe në Kalimash, nga ku u ka premtuar qytetarëve se sapo ai të fitojë zgjedhjet do të heqë traun e Rrugës së Kombit.

Më tej, kreu i PD-së tha se gjatë qeverisjes së tyre ata e shtruan rrugën e Kombit, ndërkohë që Rama i vendosi traun, si shkopinj nën rrota për kosovarët.

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. Shikojeni, edhe tre javë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin. Dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare e shqiptar nga Konispoli në Podujevë do jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë, nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetar të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan që lidhi Shqipërinë me Kosovën.

Vite me radhë, ai që për dy javë e gjysmë do largohet me votën më masive që kërkojnë ndryshim. Nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë, uli marrëdhëniet ekonomike-politike në nivelin më të ulët.

Ne ndërtuar rrugën, ai vuri traun. Vota më 25 prill për PD, për nr.9, është votë për heqjen e traut. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur punësimin mes dy vendeve, do funksionojmë si një trup i vetëm. Kështu do e bëjmë të mundur. Që djemtë e vajzat e Kukësit të punojnë e jetojnë me dinjitet, dhe të kthehet në qendër ekonomike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipëri e Kosovë. Faleminderit”,- tha Basha.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit