Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha shigjeton Rithemelimin: 6 muaj pseudo revolucion me flakadanë! Çfarë u arrit?

Shkruar nga Newsbomb
Basha shigjeton Rithemelimin: 6 muaj pseudo revolucion me flakadanë!

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me demokratët e Dibrës paraditën e kësaj të diele, në orët e pasdites ka shkuar në Lushnjë ku dhe ka mbajtur fjalën në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Partisë Demokratike.

Basha nga Lushnja deklaroi se pas 6 muajsh teatër, Rithemelimi dhe PS janë të gatshme të bëjën pazare, marrëveshje, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.

“Sot partia Demokratike qëndron përballë një kaste politike që bën sikur zihet me njëri-tjetrin, por pas 6 muajsh teatër, është e gatshme të arrijë pazare, marrëveshje, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. I tillë është pazari që kanë bërë. Ndaj edhe javën që shkoi donin të mbysin transparencën dhe denoncimin e këtij pazari në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që nuk ia dolën. Ky është një pazar që mundohet të fshehë gjërat më të thjeshta dhe më të kuptueshme nga çdo shqiptar."

6 muaj pseudo revolucion me flakadanë! Çfarë u arrit?”- tha Basha duke shtuar se u arrit një ligj i ri për komisionet hetimore 10 herë më i keq se ai i mëparshëmi.

“U arrit një ligj i ri për komisionet hetimore që është 10 herë më i keq se ligji i mëparshëm dhe që zhduk transparencën, zhduk aftësinë e opozitës për të mbledhur fakte e dokumenta, për të detyruar dëshmitarët e për ta bërë këtë në mënyrë transparente. Pra, jo vetëm që nuk u arrit diçka pozitive, por u humbën të drejta parlamentare,  të drejta opozitare, të drejta publike që opozita i kishte. U kërkuan 8 komisione, u morën dy dhe populli me të drejtë thotë: ua bëri 8 me 2.

Një prej atyre komisioneve është sa për sy e faqe, sepse siç e dini fare mirë, si mund të kërkohet një hetim parlamentar për sterilizimin, ndërkohë ministri i shëndetësisë së kohës së sterilizimit u mor i pandehur në fillim të javës nga SPAK, me një akuzë e cila rrezikon të shkojë deri në 4 vite burg. Atëherë për çfarë e kërkon komisionin hetimor kur prokuroria i mbaroi hetimet?

Sigurisht nuk ka transparencë, ka një lojë, ka një balet të palëve për të fshehur të vërtetën. Po të lexosh dokumentet është e qartë se ia ashtu quajturi komision I transparencës për sterilizimin, do merret me masa administrative dhe ndryshime ligjore. Pra ndërkohë që SPAK do ta fusë në burg Ilir Beqën për vjedhjen e sterilizimit, këta do të merren me masa administrative,  që do të thotë se maksimumi do të propozojnë gjoba?!"

Lexo edhe: PD e ndarë në Dibër, Basha dhe Bardhi takojnë demokratët e “tyre”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese