Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha shfaqet pas zyrtarizimit të kandidatëve për deputetë dhe i përgjigjet Ramës: Listat e tua janë çarçaf, ku poshtë gëlojnë hajdutët e mëdhenj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f4190b9f1f26d5412616d34f92e2fcb4

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur sot pasdite në një konferencë për mediat, disa orë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në 25 prill 2021.

Ai e nisi fjalën me Ramën, duke iu përgjigjur deklaratave të tij lidhur me PD dhe emrat në lista. Basha tha se ata që garojnë për PD janë fytyra njerëzore e politikës, janë persona me integritet, mjekë, akademikë, studentë, njerëz të artit, ndryshe nga emrat në listat e Ramës.

Basha tha se listat e Kreut të Qeverisë janë si një çarçaf i arnuar që poshtë gëlojnë hajdutët e mëdhenj.

Lulzim Basha: Rama ka ndërtuar lista me persona që pas tyre fshehin vjedhje dhe abuzime qindra milionësh. Pa largimin e tyre nuk ka ndryshim, pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim. Lista e tij është fasadë, nuk ka të ardhme me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tyre. Kjo është Shqipëria e të ardhmes? 8 vjet në pushtet këta kanë qenë njerëzit që kanë qeverisur. Pas 8 viteve është një çarçaf i rrënuar poshtë së cilit gëlojnë hajdutët e mëdhenj. Kërkojnë t’i hedhin hi syve njerëzve. Nga dita e sotme dhe bërjes transparente e listës sonë, tregohet integritteti i çdo kandiodati. Politikanë me përvojë, aktivistë, përfaqësues të artit dhe kulturës, zëri i shoqërisë në media, shkencëtarë, akademikë, studentë. Jemi energjia dhe shpresa e bërë realitet, se pas 25 prillit ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Ndryshimi do të vijë dhe për ata socialistë zemërthyer që e shohin qartë që ka pengmarrje totale dhe të shpresësh për ndryshim. Mos jeni zemërthyer, sepse ndryshimi po vjen edhe për ju. Në 25 prill do të fitojë çdo shqiptar. Ai nuk i fshin dot 8 vite dështime, apo abuzimin me paratë e qytetarëve në kohë tërmeti e pandemie. Rama sot është në vendnumëro edhe me procesin e integrimit të vendit. Nëse në 4 vite ne nuk i mbajmë zotimet tona, unë nuk do të kërkoj mandat tjetër. Listat tona janë fytyra njerëzore e politikës. Ne do t’ja kthejmë shtetin shqiptarëve. Kurrë nuk e kam vënë në dyshim, se PD ka gjithë forcën dhe energjinë për të marrë përsipër barrën e ndryshimit. Sot pas shpalljes së listës, ne do ta bëjmë ndryshimin realitet për familjet e tyre dhe për të gjithë bashkëkombasit tanë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img