Hapësire reklamuese

Politikë

“Basha s’do japë kurrë dorëheqje”, Tomor Alizoti: Një hap para apo mbrapa janë banalitete

Shkruar nga Newsbomb
“Basha s’do japë kurrë dorëheqje”, Tomor

Tomor Alizoti, deputet i opozitës është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të japi dorëheqje.

Ai u shpreh se duket se Basha nuk synon të japë dorëheqje, sepse sipas tij nëse do donte te japte do ta kishte dhënë. Teksa tha se hapin mbrapa të Bashës e quan banalitet.

“Zoti Basha nuk do të japi kurrë dorëheqje sepse kështu është i ndërtuar. Ai do të gjejë cdo fije dhe do të mbahet. Kjo tregon dhe psikozën. Dorëheqja është një ndjesi personale. Nga ky akt përfiton të jep dinjitet. Ti mund të shfrytëzosh edhe me të tjerët, se njeriu është qenje që jeton në shumicë. Kjo duhet të kishte ndodhur. Një hap para një hap mbrapa këto janë banalitet” tha Alizoti për "Log".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll