Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Basha: Sa herë shpërthejnë skandalet e drogës, Rama jep shfaqje. Tahiri: Llapaqen, nuk ke lënë shpifje pa thënë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eb829bde9bb7093d304ed771ec8ec0ef

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike pas fjalës së gjatë të mbajtur nga kryeministri Edi Rama lidhur me rezultatet e aksionit kundër informalitetit në ekonomi.

Basha u shpreh se sa herë që shpërthejnë skandalet e drogës, Rama e ka bërë zakon të organizojë shfaqje me regji qendrore, duke shpifur dhe kërcënuar çdokënd. Kreu i opozitës theksoi se kryeministri i paralajmëroi qytetarët që të bëjnë gati avokatin pasi represioni mbi biznesin do të vazhdojë.

 “Sa herë që skandalet e drogës, korrupsionet shpërthejnë Rama e ka bërë zakon të organizojë shfaqje me regji qendrore, si ajo që bëri sot për tre orë me radhe, vetë për 59 minuta u angazhua në një diarre verbale, shpifje, kërcënime ndaj çdokujt e cdogjëje. Pasi rrahu gjoksin e u krenua për bëmat dhe gjëmat e fundit u tha shqiptarëve të bëjnë gati avokatin në janar se represioni mbi biznesin do vazhdojë, sot gjeti ditën për të folur për suksesin e aksionit kundër informalitetit. Por cili është, kukudhi memec i Financave që e shikonte me sy të zbrazur e mosbesim shefin me diagnozën diarre verbale e ka publikuar që vendit i mungojnë 231 milionë dollarë nga doganat dhe tatimet, ndërsa në shtator muajin e yxhymit kundër biznesit të vogël në veçanti, konsumatorëve, këtë muaj doganat e tatimet regjistruan deficit 85 milionë dollarë. Ku janë këto para, 231 milionë dollarë, ku është 80 mln ekstra për shtatorin që premtove? nuk ka, ka vetëm një gropë që është thelluar në tetor. Cila është arsyeja e gropës financiare? Së pari vjedhja e lukunive qeveritare, oligarkëve, trafikantë dhe kontrabandistë, kryesisht të naftës e cigares, njerëzit më të afërt të Ramës, financuesit dhe sponsporizuesit e aferave të Ramës”, tha Basha

Partia Socialiste dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u janë kundërpërgjigjur akuzave të kreut  të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri është shprehur se dekriminalizimi është në fakt, të dënuarit e tyre që nuk janë dënuar kurrë e sot shesin dengla morali. Sipas tij , dekriminalizimi është pandëshkueshmëria, ndërsa e ka quajtur Bashën llapaqen.

“Është pandeshkueshmëria! Ka simbol kryeshqupistin që sot ngërdheshet si llapaqen pa lënë shpifje dhe emra pa zënë në gojë. Atëkohë fshihej si pulë për t’i ikur drejtësisë, me raport mjekësor e udhëtime jashtë shtetit. Ende sot nuk ka dhënë llogari para drejtësisë. Është drejtësia e Gjin Gjonave që sot është në podiumin e shqupit në vend që të ishte në bankën e të akuzuarve. Dekriminalizimi? Po! Dënojmë për herë të dytë ata që janë dënuar një herë. Por pandëshkueshmëria akoma më shumë. Të dënohen ata që nuk janë dënuar kurrë, e sot shesin dëngla morali. Është drejtësia! Është pandëshkueshmëria”, shkruan Tahiri.

Lexo edhe: Kryeministri Rama lajmëron nismën e re, këto janë bizneset që nuk do paguajnë asnjë taksë

Më shumë

spot_img
spot_img