Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Basha rrëzoi marrëveshjen, Rama tregon shqetësimin e tij sa hap dhe mbyll sytë

spot_img

Lajme të ngjashëm

513156956ebfc1f28fccb82af11bb2b7

Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, ku ka folur për shumë nga çështjet e aktualitetit politik por edhe të programit të qeverisë. Ndër të tjera Rama ka folur edhe për marrëveshjen e 18 majit, ku komentoi deklaratën e Bashës, i cili tha se marrëveshja ka rënë. Rama tha se ajo i duhet vendit dhe jo partive politike, ndër të tjera ai tregoi dhe një shqetësim të tijin prej kohësh.

“Ajo që unë dua të përsëris që marrëveshja nuk është marrëveshje, nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Marrëveshja në këndvështrimin tim i duhet këtij vendi për të hyrë me një shpejtësi të re në raport me ambiciet dhe nevojat që kanë njerëzit e këtij vendi. Është një marrëveshje, ku të gjitha palët vetëm fitojnë dhe asnjë palë nuk humbe.

Mua më shqetëson vetëm një gjë, si cdo ditë ne ta përdorim për tj’u kthyer njerëzve hap pas hapi investimin në besim që ata bënë në 25 qershor, ky është shqetësimi me të cilin unë hap e mbyll sytë se na kanë dhënë në përgjegjesi të jashtëzakonshme dhe jemi të sfiduar për të qenë në lartësinë e kësaj përgjegjësie dhe për këtë ne nuk varemi nga PD apo nga lideri legjendar, por vetëm nga ne.

Lulzim Basha mund të kompleksohet sa të dojë nga ata që mund ta shajnë si tradhëtar e si i shitur pazari apo jo, nëse Basha ka bërë një gjë me vlerë për këtë vend si lider i opozitës është ajo marrëveshje, dhe këtë mund ta dëshmojnë të gjithë ata që ishin dëshmitarë të atij procesi zgjedhor”, tha kreu i qeverisë Edi Rama.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img