Hapësire reklamuese

Politikë

Basha refuzon të flasë në seancë, largohet nga Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
Basha refuzon të flasë në seancë, largohet nga Kuvendi

Seanca e sotme plenare është zhvilluar në mes të zhurmave dhe kaosit të krijuar nga deputetët që i qëndrojnë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo çka ra në sy ishte fakti që kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha nuk pranoi të merrte fjalën në Kuvend, edhe pse iu kërkua si pjesë e procedurës nga Lindita Nikolla. Mesa duket kreu demokrat nuk ka dashur të bëhet palë më kaosin, duke refuzuar të flasë.

Deputetët e opozitës edhe pse të përjashtuar tentuan të futen me dhunë në sallën e Kuvendit. Madje në një moment Flamur Noka i ka hedhur miell punonjësve të Gardës.

Prej muajsh tani deputetët e opozitës janë duke shkatuar situata kaotike në Kuvend, ata janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancave apo të komisioneve deri sa të pranohet kërkesa e tyre për Komisionet Hetimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese