Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar që të pajtohet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, të cilin e akuzon për shpifje.
Basha ka qenë vetë prezent në seancën e GJKKO, që po zhvillohet sot. Togat e zeza kanë ofruar mundësinë e pajtimit, gjë që është refuzuar nga Basha. Në seancë kanë qenë prezent avokatët e Veliajt.
Pas kryedemokrati refuzoi pajtimin u vendos që vijojë procesin duke kaluar në seancë gjyqësore.
Basha e akuzon Veliajn për disa shpifje gjatë fushatës zgjedhore të PS, për zgjedhjet e 25 orillit..