Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha reagon pas prezantimit të Ahmetajt nga Rroshi në Kavajë: Skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d6a71c6a17d1c0f4d3b5e90b0865fbe7

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit që kryebashkiaku i pezulluar i Kavajës, Elvis Rroshi, i bëri sot kandidatit për deputet të PS-së, Arben Ahmetajt.

Basha shprehet se Rroshi vazhdon të mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.

Për kreun e opozitës dalja e Rroshit krah për krah me Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbet​et i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit.

Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më 18 Shkurt Ngrihemi Bashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë.

Lexo edhe:

Ministri Ahmetaj prezantohet kandidat për deputet në Kavajë, Elvis Rroshi: Do korrim fitore gjigante

PS largon një tjetër deputet, pritet të mos e rikandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img