Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Basha reagon i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD: Ndër të parët që u ngrit për rikthimin e lirisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Ahmet Osman Osja.

Lideri demokrat shkruan se ai ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën në vitet 1992-1996, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë.

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i @pdshqiperi në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në Twitter.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img