Basha: Qeveria të kthejë paratë që u grabiti qytetarëve gjatë pandemisë, faturat e dritave dhe të ujit janë dyfishuar

Publikuar tek: politike, më 19:15 06-06-2020 Basha: Qeveria të kthejë paratë që u grabiti qytetarëve gjatë pandemisë, faturat e dritave dhe të ujit janë dyfishuar Kreu i PD Lulzim Basha me pronaret e bizneseve te njesia 9

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në terren, krah pronarëve të bizneseve në njësinë 9 në Tiranë ku është njohur nga afër me problemet që i shqetsojnë ata.

Teksa publikon disa foto nga takimet me ta, Basha shkruan se mijëra biznese dhe të vetëpunësuar po shkojnë drejt falimentit sepse nuk kanë marrë asnjë dëmshpërbim nga shteti, ndërsa pagesat janë dyfishuar.

“Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Fuqia blerëse ka rënë, faturat e dritave dhe të ujit janë dyfishuar gjatë muajve të pandemisë dhe bizneset nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë qiratë apo punonjësit. Pronarët përplasen me qiramarrësit sepse nuk kanë marrë qiratë me të cilat jetojnë dhe asnjë dëmshpërblim nga qeveria edhe pse iu premtua”, shkruan Basha, ndërsa thotë se qeveria duhet t’ju kthejë qytetarëve paratë e grabitura, veçanërisht gjatë pandemisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010585069656372
array(1) { ["section"]=> string(122) "basha-qeveria-te-ktheje-parate-qe-u-grabiti-qytetareve-gjate-pandemise-faturat-e-dritave-dhe-te-ujit-jane-dyfishuar-209315" }