Hapësire reklamuese

Politikë

Basha ‘qan hallet’ me çiftin e të moshuarve, iu shpjegon planin e PD dhe i premton rritje pensioni

Shkruar nga Newsbomb
Basha në shtëpinë e familjes Sula

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar sot në Tiranë, çiftin e të moshuarëve Gëzim dhe Lili Sula.

Ata iu ankuan Bashës për vështirësitë që hasin çdo ditë, pensionet e ulëta dhe ilaçet çdo ditë e më të shtrenjta.

Basha i cili prezantoi dje planin e tij ekonomik, iu premtoi se do i rrisë pensionet dhe nuk do të ketë fjalë boshe, por punë dhe vepra.

Shënimi i Bashës

U takova sot me dy pensionistë në Tiranë, Gëzim dhe Lili Sula dhe bisedova me ta për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë. Ata më shprehën trishtimin që pensionet e ulëta që marrin nuk i lejojnë të bëjnë një jetë normale. Ilaçet janë të shtrenjta, faturat e energjisë dhe ujit u përgjysmojnë pensionin, çmimet e ushqimeve janë rritur shumë. Për 8 vjet qeveria nuk ka menduar për të rritur pensionet e tyre.

Bashkë folëm dhe për programin ekonomik të PD. I njoha me angazhimin dhe punën tonë të gjatë për të hartuar programin, i cili do të rrisë pensionet me 2-fishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit.

I sigurova se nuk po dëgjojnë premtime boshe, por angazhime serioze të mbështetura në plane të hollësishme pune.

Falë njerëzve si Gëzimi dhe Lili, më 25 prill Shqipëria do të fitojë.

143664965_3896398507077968_6471294472478370116_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu