Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Basha publikon videon dhe akuzon qeverinë: OSBE e konfirmoi se 25 prilli ishte masakër zgjedhore! PD ka depozituar 185 padi, presim drejtësi sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish qeverinë për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i ka quajtur masakër zgjedhore.

Ai thotë se këtë e konfirmoi edhe raporti final i OSBE/ODIHR, teksa shton se PD ka depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve 185 padi, ndaj pret drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan Basha.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img