Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Basha publikon studimet e Institutit Amerikan: Qeveria Rama ngel në klasë si “derri maç”, Shqipëria në një nivel me shtette afrikane

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka publikuar studimet e Institutit amerikan “World Justice Project”, sipas të cilit, Shqipëria renditej e fundit në Europë si shtet i së drejtës, mes Algjerisë dhe Surinamit.

Sipas Bashës, qeveria Rama ngel në klasë si “derri maç”, teksa publikoi edhe studime të tjera në të cilët Shqiëpria renditej sërish mes vendeve afrikane dhe e fundit në Europë.

“Pak ditë më parë World Justice Project me qendër në SHBA, i përbërë nga autoritetet më prestigjoze, publikoi indeksin e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, për vitin 2020-2021, ku Shqiëpria renditej e fundit në Europë, e 83-ta nga 189 shtete të rruzullit, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet me President në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për trafik droge, korrupsion dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria, në një vend ku me mendjelehtësi trajtohet çdo temë, mjafton të eklipsojnë debatin mbi hallet e shqiptarëve. Ky raport konfirmon atë që PD ka denoncuar me forcë, mbi të gjitha atë që ju shqiptarët përjetoni çdo ditë kur përballenni me padrejtësi. Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar, por i kapur nga korrupsioni.

Kur vjen fjala te korrupsioni, Shqipëria mban vendin e 105 në botë, e renditur midis Zambias dhe Egjiptit. Ky është raporti i sapopublikuar. Fryhet lart e poshtë ekraneve se ka bërë shtet, por ky është shteti që ka bërë. Me këtë renditje mund të hapësh negoxiatat me Unionin Afrikan, në Bruksel të 105-tët në botë, nuk të pranon njeri.

Një tjetër raport që tregon sesa respektohet ligji nga qeveria, Shqipëria mban vendin e 109, e rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku. Prapë i vetmi vend europian, prapë qeveria Rama mbetet në klasë si “derri maç”. Një tjetër raport që dua të sjell është ai nga Banka Botërore dhe BERZH, për korrupsionin.

Sipas të dhënave, sipërmarrjet shqioptare paguajnë 3.1% të xhiros vjetore si ryshfet për politikanët. Taksa e ryshfetit na rendit të dytët në botë pas Zambias. Zambia, pastaj Edi Rama. Edhe njëherë kemi zhvendosje në një kontinent tjetër, në Afrikë”, tha Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img