Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Basha publikon karikaturën për Ramën: Borxhi që rëndon mbi shqiptarët po përdoret për xhepat e tij dhe oligarkëve

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

68625153a59bbaec936a04d282aff0af

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një karikaturë që vë në lojë kryeministrin Edi Rama që sipas tij e ka lakun në ‘fyt’ nga borxhet.

 

“RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë”, shkruan Basha.

“Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”, thotë në mbyllje kreu i opozitës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img