Hapësire reklamuese

Aktualitet

Basha: Protesta mbarëpopullore për dorëheqjen e Ilir Metës

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas përfundimit të mbledhjes së Aktivit të PD, tha se do të ketë një strategji protestash të vazhdueshme ku qëllimi kryesor është dorëheqja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Në këtë vend asgjë nuk është më normale, askush nuk mund të presë më reforma dhe zhvillim e premtimet nuk po mbahen, po ecet në drejtim të gabuar dhe i vetmi shkak është kriminalizimi dhe kapja nga krimi e dyshes Rama-Meta”, tha kreu i PD.

Basha tha se Rama dhe Meta po përpiqen ta bëjne hetimin qesharak duke çuar në dyert e prokurorisë humoristë. Sipas tij i vetmi shans që të ketë një hetim të drejtë dhe gjithëpërfshirës është dorëheqja e kreut të Kuvendit, Meta.

I pyetur se nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Basha tha se asgjë nuk përjashtohet pasi nuk mund të pretendojmë se jëmi në një situatë normale. “Për ne, Ilir Meta nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kreu i Kuvendit të Shqipërisë”, tha Basha në fund të fjalës së tij.

Më herët, në mbledhjen e Aktivit të Partisë Demokratike, u vendos organizimi i protestave çdo ditë nga të rinjtë e FRPD pranë Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Protestat e së enjtes do të zhvillohen edhe me praninë e qytetarëve nga rrethet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.