Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha “privatizon” PD në rrjetet sociale, “eleminon” të gjithë kandidatët që garojnë përballë tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike po afrojnë, pasi më 13 qershor të gjithë demokratët do të votojnë dhe do të vendosin për kreun e ri të partisë.

Në këto zgjedhje janë tre kandidatë për kreun e PD-së përballë Lulzim Bashën. Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj kandidojnë për kreun e PD përballë Bashës.

Gjatë këtyre ditëve kandidatët po mbajnë edhe fushatën para demokratëve. Fushata ka nisur më 24 maj dhe përfundon 24 orë para zgjedhjeve.

Por ajo që bie në sy është se Basha gjatë kësaj fushate ka “privatizuar” rrjetet sociale, teksa hyn në faqen zyrtare të “Partisë Demokratike në Shqipërinë” në “Facebook”, shihet që ka shpërndarë vetëm takimet e kreut të PD-së, dhe asnjë kandidati tjetër, ndërkohë që shpërndarja e kandidatëve duhet të ishte e barabartë.

Kjo edhe një herë nënvizon akuzat e bëra nga kandidatët për kreun e PD-së, të cilët thanë se gara është e pabarabartë.

Më herët kandidatët janë shprehur se lista e votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund ta marrë, duke e bërë kështë garën për kreun e PD-së të padrejtë dhe barabartë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img