Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Basha pritet nga qindra qytetarë në Kamzë: Të dielën të gjithë bashkë hapim derën e shpresës, merrni në dorë fatet tuaja duke votuar PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha pasditen e sotme ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në Kamzë, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dallin të dielën në votime dhe të votojnë Partinë Demokratike, për t’i dhënë fund mashtrimerve 8 vjeçare të kësaj qeverie. Sipas Bashës fitorja e 25 prillit do të jetën një fitore historike, që do të mbahet mend për bashkimin e shqiptarëve.

“Forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky, të mbushur em shpresë dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8 vjeçar dhe për ta larguar me votë njeriun që e mbajti vendin peng dhe shkatërroi familjet tona. Ai që përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqiëprisë. 8 vite mashtrime, tani po vjen dita e shqiptarëve për të votuar numrin 9. Dhjetëra mijëra baballarë, prindër, të mbetur pa punë dhe pa siguri për jetën e fëmijëve të tyre. Të gjithë bashkë, këtë të dielë do të votojmë numrin 9 për t’i dhënë fund njëherë e mirë politikës së mashtrimeve.

Të gjithë ti drejtohen kutive të votimit. Dhe kështu hapim bashkë derën e shpresës dhe mundësive ekoniomike për çdo shqiptar dhe rininë e mrekullueshme të Kamzës. Do të jetë një nga fitoret historike që do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve, sheshi është mbushur me demokratë. Deri dje kam takuar qytetarë të pavendosur, por sot edhe socialistët e zhgënjyer na janë bashkuar ne. Me 25 prill ju merrni fatin në duart tuaja. Ne do të mundësojmë njëlloj siç po shndrrit ky diell, ashtu do të shndrrisin sytë e nënave tona, të fermervë të Kamzës. Këtë etje për ndryshim le ta kthejmë në një uragan për familjet tuaja, fëmijët tuaj”, u shpreh Basha nga Kamza.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img