Hapësire reklamuese

Politikë

Basha pritet me entuziazëm në Vlorë: Tre ditë na ndajnë nga 8 vite mjerim

Shkruar nga Newsbomb
Basha pritet me entuziazëm në Vlorë: Tre ditë na ndajnë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar fushatën e tij elektorale në Vlorë.

Basha është pritur me entuziazëm nga qytetar dhe brohoritje “Rama ik”. Kreu i PD tha se e ndajnë nga fitorja vetëm e ditë dhe se Vlora të dielën do të votojë për ndryshimin.

“Dita e mirë ka nisur nga Vlora, dita e fitores dhe e ndryshimit do të nisë nga Vlora. Vëllezër dhe motra për 8 vite njeriu që nuk bëri asgjë që e zbrazi Vlorën nga rinia i la pensionistët në baltë, njeriu i cili u premtoi i hënën dhe diellin, por e kthehu Vlorën në ciflig të oligrakëve, po vjen sërish të trokas, me të njëjtat dështime.

Vlora i takon vetetvetes dhe Shqipërisë dhe e kanë treguar në momentet më të forta, se për atdhe dhe demokraci nuk ka forcë që i ndal. Ndaj edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e ndarjes nga 8 vite dështime. Dhe 3 ditë na ndajnë nga 8 vite mjerim. E diela do jetë fitorja më e thellë. Për tu thënë boll më,” tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll