Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha prezanton programin për Turizmin: Do dyfishojmë kapacitetet akomoduese dhe do të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

55bd046441ddf17d1f93640dd7a0e60a

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme Programin për Turizmin.

Ai është shprehur se angazhohet që ta bëjë Shqipërinë një vend që të vizitohet më shumë nga turistët, teksa ka premtuar se do të ngazhohet që numri i tyre të rritet me 15% çdo vit.

“Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar. Më lejoni tani shkurtimisht t’ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin:

Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 5 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

Angazhohem të dyfishojëm kapacitetet akomoduese. Duke hapur më shumë vendin për turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende pune.

Rritja e kohëzgjatjes së sezonit turistik përmes diversifikimit turistik, bregdetare, malore. Do u japim më shumë arsye për të vizituar Shqipërinë.

Angazhohemi që të dyfishojmë me 15% më shumë turistë të huaj në vit,” tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img