Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Rritje e pensioneve 5%, interesa zero të kredive për çiftet e reja (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09082c1031d485ce34f9026f58b4e462

Partia Demokratike ka prezantuar sot planin për mirëqënien Sociale. Kreu i PD Lulzim Basha është zotuar se kur ai të jetë kryeministër do të sigurohet që çdo familjeje ti rritet mirëqënia.

Ndër angazhimet kryesore të Bashës janë rritja e pensioneve për të moshuarit, si dhe dyfishimi i asistencën për familjet në nevojë.

Plani i plotë i PD-së për mirëqënien sociale:

Rritje e pensioneve me dyfishin e inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.

Njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar. Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë.

Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujore 3 mijë lekë të reja në muaj për 5 vitet e para të jetës.

Çdo vit, 5000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim. Qeveria do të paguajë 100% interesat bankare për çdo kredi të marrë për një apartament apo banesë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img