Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Basha prezanton programin: Do ulim çmimin e ENERGJISË për 70% të familjeve, do liberalizojmë tregun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

323661fa039fa456d0f9e2f7fbc4e7e9

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar programin për energjinë elektrike.

Ai ka premtuar se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare.

Po ashtu, Basha u shpreh se ata do të ngrenë bursën e energjisë, që qytetarët të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre.

“Çmimi i energjisë elektrike është shumë i lartë. Shqipëria ka mbetur në vend numëro për 8 vite me Ramën. Shqipëria nuk mund të rrijë edhe 4 vite të tjera në vendnumëro me Ramën.

Kemi punuar prej muajsh në një plan për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Ulja e faturës së energjisë elektrikë për 70% e qytetarëve. Do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike. Angazhimi kyç është ngritja e bursës së energjisë. Qytetarët do të zgjedhin vetë se ku do ta marrin energjinë elektrike”,- tha Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img