Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Basha prezanton NewsBomb përballë studentëve të Gazetarisë

Lajme të ngjashëm

Anila Basha, Drejtore e portalit më të ri që doli sot në median onlinë www.newsbomb.al ishte e ftuar mesditën e sotme në Fakultetin Histori-Filologji, dega gazetari, në universitetin e Tiranës. Roli I medias online” ishte tema e referuar nga gazetarja Basha, për studentët e gazetarisë së vitit të parë në këtë universitet.

“Mediat online po zhvillohen shumë shpejt. Sot po merr më shumë “jetë” gazetari multimedial. Secili prej jush, që pretendoni nesër të jeni gazetarët e rinj, keni mundësitë të aplikoni sot pikërisht ato që po mësoni në këto auditore, parimet kryesore të gazetarisë, informimin e edukimin”, tha Basha.

Studentët u interesuan për financimin dhe të ardhurat e këtyre mediave. Sa staf kërkon një media e tillë dhe pse u gjet një emër I tillë I portalit. “Kolegët që më njohin për emrin newsbomb, kanë thënë se ka gjetur tenxherja kapakun. Në sensin që gjithmonë kam qenë një gazetare që më kanë pëlqyer lajmet aggresive. Emri padyshim është I huazuar dhe do të ngjallë debat. Por karakteristikat e web, janë tërësisht të reja dhe shumë dinamike. Shpresoj shumë që ky portal të plotësojë tregun e brendshëm mediatik, të cilit I është marrë fryma kohët e fundit nga materialet e gatshme të servirura nga politikanë e gazetarë”, tha Basha.

Mënyra e ndërtimit të website, dhe cilat do të jenë pritshmëritë e tij në të ardhmen, ishin temat kryesore të referuara përballë studentëve të gazetarisë në universitetin e Tiranës. 

Më shumë