Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Basha pret në zyrë ambasadorin e Japonisë: PD do të mbështesë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik me ju

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki.

Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se i ka shprehur mirënjohje ambasadorit për ndihmën që ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës.

Kryedemokrati shprehet më tej se PD do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik në investimet japoneze.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. PD do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”, shkruan Lulzim Basha.

Më shumë

spot_img