Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Basha pret ambasadoren e ODIHR, ironizon takimin e Ramës me aktivisten bjelloruse: Ka ardhur të njohë nga afër Lukashenkon tonë, që të mundë atë në Bjellorusi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim në selinë blu ambasadoren e ODIHR Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në përfundim të takimit, Basha u shpreh për media se Partia Demokratike ka qëllim kryesor të vijojë reformën zgjedhore duke marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR, për t’i sjellë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

albsig

Teksa përmendi ato që i quan si elementë të masakrës zgjedhore të 25 Prillit, Basha nuk ngurroi të ironizojë edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me aktivisten bjelloruse që garoi përballë Aleksandër Lukashenko.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Raporti i OSBE/ODIHR fakton masakrën zgjedhore, mjafton të shihet aty ku thotë që shteti duhet të garantojë lirinë e votës dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frkia se mos merret vesh për kë kanë votuar. Për ironi mora vesh që një aktiviste është sot me Lukashenkon e Shqipërisë, ironi e madhe. Ose ndoshta edhe mund ta ndihmojë që të shikojë si punon Lukashenko nga afër, që të mundë Lukashenkon e Bjellorusisë.

Njerëz që duhet të hetohen për veprimtari kriminale, shantazhe, raporti thotë qartë se korniza zgjedhore mbi të cilën u zhvilluan zgjedhjet nuk është në përputhje, dhe ka nevojë të vijë në përputhje me standardet e BE. Raporti flet edhe për lirinë e medias, gjërat nuk janë bërë më mirë, janë bërë më keq. Qeveria mori zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të AMA. Ka krijuar dhe një ministri të propagandës për të zhdukur edhe atë pak liri që kanë gazetarët.

Raporti flet qartë edhe për vjedhjen e votave. Pra këto janë ato që ndava pak a shumë dhe e informova se kemi vetëm një arsye që jemi në Parlament, për kthimin e legjitimitetit në vend. Dhe që të ndodhë kjo, duhet të ndodhin ato që raporti i ka rekomanduar. Shumë shpejt do t’i çojmë kuvendit kërkesë për ngritjen apo vazhdimin e reformës zgjedhore.

Ne do të bëjmë gjithçka me pushtetin që na kanë dhënë shqiptarët, një axhendë, një kalendar për demokracinë në funksion të kthimit të zgjedhjeve të ndershme. PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për të mirën e shqiptarëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img