Kryetari i Partisë Demokratike në një takim me të rinjtë në Vilë Bashtovë të Kavajës ka premtuar se qeveria e tij do të bëjë të mundur statusin e gazetarit.
Sipas tij, çdokush që do të kërëcënojë apo dhunojë gazetarët, do të përballet me sanksione të rënda.
“Partia Demokratike lindi si rezultat i fjalës së lirë, ne kemi një borxh të madh për të hartuar zërin e lirë. Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazetarit, ky status do i japë fund censurës për gazetarët. Do të mundësojmë përmes një kulture të re që asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri i ardhshëm prisni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.
Basha premton statusin e gazetarit: Kushdo që guxon t’i dhunojë dhe kërcënojë do të përballet me sanksione të rënda
